Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme epidemike që nga ora 00:00 (orë bullgare) e datës 14 maj 2020 deri në 14 qershor të vitit 2020.
Ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev përfitoi nga amendamentet në Ligjin për Shëndetin dhe parashtroi propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, propozim ky i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave.Motivi kryesor është mungesa e ndryshimit të rreptë në zhvillimin e sëmundjes. “Mendojmë se duhet të vazhdojë aplikimi i masave të deritanishme. Në bazë të vlerësimit të bërë nga inspektori shtetëror i shëndetësisë dr. Angell Kunçev për zhvillimin e sëmundjes në Bullgari dhe në botë qeveria mendon se bëhet fjalë për një situatë të rëndë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me shëndetin publik dhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve bullgarë”, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.
Që nga ora 00:00 e 14 majit do të hyjnë në fuqi disa urdhëresa të lidhura me masat kundërepidemike, rregullat për kalimin përmes postblloqeve, për vendosje në karantinë dhe për izolimin e njerëzve në rast udhëtimi, ose kontakti me të sëmurë nga koronavirusi, si dhe për veprimtari të tjera, bëri të ditur Ministri.
Lejimi i transplantimeve dhe lëvizja e lirë në kopshtet dhe parqet e qytetit janë dy masat e reja, të cilat do të përfshihen në urdhëresa, bëri të ditur Ministri Ananiev.
Mbetet në fuqi rregulla për distancë sociale, mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura, në vende publike dhe në transportin urban. Mbetet edhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në territorin e Bullgarisë nga shtete të huaja, pavarësisht nëse janë bullgarë, ose të huaj. Punëdhënësve u rekomandohet që personeli i tyre të punojë në distancë, me sa kjo është e mundur. Po mendohet mbi mundësinë për hapjen e kopshteve të fëmijëve me 10-12 fëmijë maksimalisht në grup, njoftoi Ministri. Ka të ngjarë për rritjen ose uljen e kufizimeve në varësi të gjendjes epidemike, nënvizoi Kirill Ananiev.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..