Një prej infermiereve bullgare nga SIDA-procesi në Libi – Nasja Nenova, dënoi torturuesit e saj edhe në instancë të dytë. Gjykata e Apelit e Sofjes ripohoi se nëpunësit e Departamentit të Hetimeve të Libisë duhet t’i paguajnë dëmshpërblim prej 250 000 eurosh. Përveç kësaj duhet t’i paguajnë mbi 13 000 euro të tjera për periudhën 8 vjeçare, kur ajo nuk ka pasur mundësinë për të punuar si infermiere, sepse ka qenë në burg që nga viti 1999 deri më 2007.
Avokatët e libianëve apeluan dënimin e instancës së parë me motivin se në Libi oficerët janë shfajësuar.
Si rezultat i pohimeve të marra me dhunë disa punonjës mjekësorë bullgarë ishin dënuar me vdekje për shkak të akuzës se kanë infektuar qëllimisht me SIDA qindra fëmijë libianë. Më vonë dënimi u zëvendësua me burgim të përjetshëm.Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..