Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajoni i populluar me bullgarë Bollgrad në Ukrainë do të ruajë kufijtë

Bollgard, Katedralja "Shën Shpërfytyrimi"
Foto: arkiv

Rajoni i Bollgradit në krahinën e qytetit Odes të Ukrainës, populluar kryesisht me bullgarë etnikë, do të mbetet në kufijtë e tanishëm dhe nuk do të ndahet në kuadrin e reformës së planifikuar territoriale administrative në vend. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme i Ukrainës Dmitro Kuleba në një bisedë telefonike me zëvendës kryeministren dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.

Biseda telefonike është një vazhdim i bisedës telefonike zhvilluar më 19 maj midis të dy ministrave në të cilën zoti Kuleba mori përsipër angazhimin të studiojë çështjen.

Bashkëbiseduesit arritën pajtim të mbajnë lidhje përderisa të arrihet zgjidhja e pranueshme për të dyja palët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prokurorët nga Ballkani diskutojnë në Sofje për luftën kundër krimit kibernetik

Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..

botuar më 25-10-06 12.44.MD

Plovdiv është mikpritës i një forumi për turizmin e verës

Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..

botuar më 25-10-06 9.53.PD

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD