Tablo prej druri të stolisura me zilet e vogla tipike për qytetin Razllog (Bullgari Jugperëndimore) dhe me fije të ngjyrosura zbukurojnë parkun para Muzeut Historik të qytezës malore. Atje janë radhitur vepra të fotografit Petër Petrov, ku mund të shihen nuse, vajza të reja, gjyshe dhe fëmijë të veshur me kostume popullore.
Ekspozita është organizuar nga Bashkia e Razllogut, Muzeu Historik i Razllogut dhe Rrënjat Bullgare – Historia.
Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..
Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga..
Dita e Shën Vangjelizmoit (Ungjillëzimi i Hyjlindëses) është një ditë e shenjtë, simbol i mëshirës së pafund të Zotit ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj figurës së gruas, e bekuar për të sjellë një jetë të re, por edhe mishërim i dëshirës së..