Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 77-të

Foto: Pixabay

Arsimi bullgar mori vlerësim të shkëlqyer për punën në kohën e pandemisë

Sipas Raportit të Komitetit Evropian të Arsimit sistemi arsimor bullgar i ka përballuar më mirë sfidat e arsimit në distancë gjatë kohës së pandemisë. Këtë e tha për Radion Kombëtare Bullgare Janka Takeva, e cila është kryetarja e Sindikatës së Мësuesve Бullgarë dhe përfaqësuesja e Bullgarisë në këtë Komitet. Shkolla bullgare, ndryshe nga shkolla të tjera, ka përdorur masivisht arsimin në distancë,  madje edhe në arsimin fillor (klasat 1-4), komentoi ajo.

Protestë në Sofje kundër qeverisjes së vendit

Ish-Avokatja e Popoullit Maja Manollova dhe kryetarja e platformës së qytetarëve „Izpravi se.BG” Maja Manollova shpalli ambiciet e saj për të hyrë në politikë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo e bëri këtë në një protestë para Këshillit të Ministrave, të organizuar bashkë me nënat e fëmijëve me të meta nga nisma “Sistemi na vret”. Manollova shpalli 19 masa për dalje nga kriza e shkaktuar nga virusi Covid-19. Protestuesit shpallën se se aksioni i tyre është kundër qeverisjes aktuale të kabinetit të tretë të Kryeministrit Bojko Borisov dhe më konkretisht kundër mungesë së hartës së qartë rrugore për përballimin e papunësisë, falimentimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritjes së pakontrolluar të çmimeve të korrentit, ujit dhe ngrohjes qendrore.

2408 janë të konfirmuarit me Covid-19 në Bullgari, 808 janë të shëruarit

Për 24 orët e fundit në vend janë analizuar 1605 mostra testimi për Covid-19 me metodën PCR. Ato kanë treguar se të infektuarit e rinj janë 36, 11 prej të cilëve janë hospitalizuar. Numri i përbashkët i rasteve të regjistruara të koronavirusit në Bullgari është 2408. Në spitale po ndodhen 258 pacientë me Covid-19, 29 janë ata në repartet e mjekimit intensiv.  Numri i të vdekurve me diagnozë koronavirus është  126 – 83 burrë dhe 43 gra.  Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 39 veta dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkon në 808.

Bullgaria Air” tashmë me dy fluturime Sofje – Varnë

Kompania kombëtare e transportit ajror shpalli se nga 25 maj tashmë do të ketë nga dy fluturime në ditë nga Sofja deri në qytetin detar Varnë (një në mëngjes dhe një në mbrëmje). Nga kompania shpjegojnë se vazhdojnë të operojnë deri në pjesën më të madhe të destinacioneve të drejtpërdrejta të “Bulgaria Air”. Përkohësisht janë pezulluar fluturimet deri në vendet, ku zbatohen masa kufizuese nga ana e autoriteteve vendore. Mbajtja e maskave mbrojtëse gjatë kohës së fluturimeve është e detyrueshme për të gjithë pasagjerët në avionët e “Bulagria Air”, informojnë nga kompania.

Serbia hapi kufirin me Bullgarinë

Pas mbylljes së përkohshme të kufirit për shkak të Covid-19 që nga sot (23 maj) Serbia rivendosi konntrollet në pikat e kalimit kufitar mes Bullgarisë dhe Serbisë “Strezimirovci” dhe “Otlomanci”. Të premten ishin hequr të gjitha kufizimet për ata që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Serbisë perms PKK-ve “Kallotina”, “Vrashka Çuka” dhe “Bregovo”.

Bullgaria, Turqia dhe Greqia po mendojnë për paketa të përbashkëta turistike në kushtet e pandemisë

Turqia dëshiron të rritë fluksin e turistëve duke përgatitur paketa të përbashkëta turistike me Bullgarinë dhe Greqinë. Kjo do të bëhet e mundshme pas hapjes së kufijve tokësorë dhe detarë. Këtë e bëri të ditur ministri turk I turizmit dhe kulturës Mehmet Nuri Ersoy në takim me sipërmarrës në Izmir.Gatë qershorit mund të rivendoset transporti ajror ndërmjet vendeve në rajon, pas nënshkrimit të protokolleve dypalëshe. Kjo gjë është diskutuar në biseda telefonike me homologët e ministrit turk nga vendet ballkanike. Informaconi është ofruar nga korrespondenti i BNR-së në Turqi Marijan Karagjozov.  

Shteti lëshon grante me vlerë 80 mln. euro për biznesin e madh

Shteti shpalli një skemë të re për mbështetje të biznesit, të cilën mund ta përdorin firmat e mëdha. Vlera minimale e granteve do të jetë 15 mijë euro, kurse ajo maksimale – 51 mijë euro. Shuma do të llogaritet në bazë të xhiros vjetore të kompanisë për vitin 2019 dhe do të jetë me vlerë 1% prej saj, bëri të ditur gazeta “Kapital”. Për këtë ndihmë janë siguruar 156 mln leva, apo 80 mln euro. Shuma vjen nga buxheti i programit operativ “Inovacione dhe Konkurrueshmëri”. Ndihma është për firma, të cilat nuk kanë përdorur ndonjë formë tjetër të mbështetjeje shtetërore për mbajtjen e personelit në kushtet e krizës së pandemisë.

Myslimanët në malin e Rodopeve presin Ramazanin duke respektuar distancën sociale

Mijëra myslimanë në Rodopet Lindore presin më 23, 24 dhe 25 majin festën e Ramazanit në kushtet e masave të forcuara të sigurisë dhe respektimit të distancës fizike. Për herë të parë sivjet në rajon nuk kthehen të afërmit e të mërguarve bullgarë me prejardhje turke që po jetojnë në Turqi. Kjo është për arsye të masave të parandalimit të Covid-19.  Shënimi i Ramazan Bajramit filloi me përgatitjen e brumërave të fërguara tradicionale dhe me vizita në varret e të afërmve. Të dielën kur është kulmi i festës namazet do të zhvillohen në ambiente të hapura në oborret e xhamive.

Maturantët u mblodhën në rrëzat e Vitoshës

Rreth 2000 maturantësh u mblodhën mbasdite  afër Muzeut Historik Kombëtar në Sofje, i cili ndodhet në rrëzat e malit Vitosha. Para kësaj një pjesë prej tyre u mblodhën rreth katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të kryeqytetit, por u shpërndanë nga policia. Për shkak të masave kundër epidemisë mbrëmjet e maturës ende nuk mund të organizohen.

Zanatet bullgare tërheqin turistë  në fshatin Oreshak

Fshati Oreshak është i njohur si një nga qendrat e arteve të zejtarisë në Bullgarinë Veriore. Në të u zhvillua ankand-ekspozita “Mjeshtërit e Trojanit”. Eventi u zhvillua në parkun e Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Zanateve në fshat. Mjeshtërinë e vet a prezantuan zanatçinj që prodhojnë qeramikë dhe produkte të gdhendura prej druri.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Miglena Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD