17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat pas testimit të 1557 vetave.
Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tani është 2460, tha doc. Dimo Dimov, sekretar i Shtabit Operativ Kombëtar. Janë hospitalizuar 217 pacientë, 22 prej të cilëve janë në reparte intensive. Nuk ka persona të infektuar nën moshën 18 vjeçe. Ndër rastet e reja ka një punonjës mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë. Bashkë me ta numri i të shëruarve që nga fillimi i krizës shkoi në 912.
Tri gra të moshës mbi 70 vjeçe me sëmundje shoqëruese dhe koronavirus të diagnostikuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..