Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po shkojmë drejt bishtit të epidemisë së Covid-19

Foto: BGNES

Vëzhgohet një “lodhje” e epidemisë, tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare prof. asoc. Georgi Popov, shfi i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse pranë Akademisë Ushtarako-Mjekësore dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për kundërvënien e koronavirusit. Rastet e të infektuarve aktualsiht janë të izoluara – më pak apo më shumë në ditë, por në mënyrë të qëndrueshme ecim drejt bishtit të epidemisë, tha eksperti.

Sistemi bullgar i shëndetësisë e përballoi me sukses epideminë falë kësaj se goditja nuk ishte aq e fortë, siç ishte në Itali dhe tashmë e patëm përvojën e grumbulluar në Kinë dhe Evropë, shtoi dr. Popovi.

Mjekët bullgarë, të cilët vizituan qendrën studimore pranë spitalit të qytetit Pavia të Italisë kanë mësuar nga kolegët e tyre italianë se imuniteti i fituar nga pacientët që tashmë e kanë kaluar virusin zhduket pas 3 muajsh, shpjegoi prof. asoc. Georgi Popov. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD