22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e reja 6 janë në Sofje, 9 – në Sliven, 4 – në Jamboll, në Vidin, Pazarxhik dhe Pernik – nga një.
Ndër të porsainfektuar ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në një repart në spitalin në qytetin Sliven. Reparti tashmë është mbyllur.
Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre është mjek nga Vidini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.
Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende..