Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

TVSH më e ulët për ushqimet e foshnjave dhe jo për alkoolin

Foto: Pixabay

TVSH-ja për ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare të jetë 9%, vendosi në lexim të dytë komisioni buxhetor në Parlament. TVSH-ja për librat gjithashtu do të jetë më e ulët.

Kryetarja e Komisionit Menda Stojanova, e cila është kundër TVSH-së së diferencuar, përkrahu uljen e çmimeve për mallrat e fëmijëve.

Sipas propozimit të saj alkooli i akcizës që ofrohet në restorante dhe si pjesë e cateringut mbetet me 20% TVSH. Kjo i zemëroi pronarët e hoteleve dhe të restoranteve, të cilët kishin marrë premtim nga Kryeministri Bojko Borisov për ulje të TVSH-së deri në 9% për tërë xhiron e tyre. Diferencimi do të verojë deri në fund të vitit 2021. Që të hyjnë në fuqi tekstet duhet të miratohen nga Parlamenti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD