Gjendja e jashtëzakonshme epidemike në Bullgari do të zgjatet me 15 ditë deri në fund të qershorit, bëri të ditur në një briefing të jashtëzakonshëm Kryeministri Bojko Borisov. Mirëpo, masat nuk do të shtrëngohen. Mbetet në fuqi detyrimi i pasagjerëve në transportin urban për të mbajtur maska mbrojtëse. Rekomandohet mbajtja e tyre edhe në ambientet e mbyllura.
Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në vend është për shkak të vatrave të zbuluara të infeksionit, sqaroi Borisov. Ne arrijmë ta përballojmë problemin sa më shpejt, pa i mbyllur qytetet dhe prodhimet dhe pa krijuar panik dhe mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen, shtoi Kryeministri.
Nuk ka asgjë të re, madje vazhdojmë t’i lehtësojmë masat dhe nga 15 qershori hapen teatrot dhe kinematë. Ato do të punojnë deri në 50% prej kapacitetit të tyre, tha gjithashtu Borisov.
Disiplina, distanca dhe dezinfektimi janë gjëja më e rëndësishme në momentin e tanishëm. “Nuk ka asgjë të ndryshme – pandemia rritet, numri i rasteve të sëmundjes rritet, fakti i gëzueshëm është se po rritet edhe numri i të shëruarve. Ndërkaq, kemi pothuajse një mënyrë normale të mënyrës së jetesës, ekonomisë, biznesit dhe kulturës. Nga ne varet nëse do të vazhdojmë t’i respektojmë masat, që të vazhdojmë të jetojmë ashtu, si edhe para krizës.”
Kriteri ynë kryesor është që spitalet të mund të pranojnë dhe të sigurojnë kujdese për të infektuarit, shtoi Borisov. Prandaj propozojmë një projektvendim për zgjatje me 15 ditë të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike.
Në këtë situatë zgjatja e masave është e domosdoshme, sepse në qoftë se hiqet gjendja e jashtëzakonshme epidemike nuk kemi arsye për të imponuar masa kufitare, komentoi Kryeinspektori shtetëror i Shëndetësisë doc. dr. Angell Kunçev.
Nuk mund të thuhet se në vend nuk zhvillohen teste, deklaroi drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare prof. dr. Todor Kantarxhiev. Nuk është e vërtetë se sa më shume teste zhvillohen kaq më shumë do të jenë ato pozitive. Kjo varet nga vendi, ku zhvillohen testet. Kur testet zhvillohen në një grup të veçantë njerëzish, kjo është një vatër epidemiologjike, njerëzit kanë pasur kontakte të ngushta njëri me tjetrin, nuk i kanë respektuar masat dhe zakonisht ka shumë rezultate pozitive, shpjegoi Kantarxhiev. Ai bëri thirrje për t’u mbajtur maska në dyqane dhe në transportin urban dhe i këshilloi njerëzit për t’u ulur në ambientet e hapura të lokaleve.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..