Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja në ERM II do të rritë transparencën e bankave

Margrethe Vestager
Foto: EPA/BGNES

Kryeministri Bojko Borisov ka biseduar në telefon me zëvendëspresidenten e BE-së Margrethe Vestager. Të dy kanë diskutuar përparimin e Bullgarisë në lidhje me Eurozonën dhe hyrjen në mekanizmin paraprak ERM II.  Borisovi ka shprehur bindjen se hyrja e vendit tonë në ashtuquajturën “dhomë të pritjes” të Evrozonës (ERM II) do të ndikojë pozitivisht klimën ekomomike në vendin tonë, kurse kontrolli i përbashkët bankar do të jetë një garanci suplementare për transparencën e bankave bullgare.

Politika e arsyeshme fiskale është ndër arritjet, me të cilat Bullgaria mund të krenohet dhe të përdoret si shembull. Qëndrueshmëria financiare dhe disiplina janë ndër faktorët kryesorë për gjendjen e mirë të vendit para krizës së shkaktuar nga Covid-19, ka nënvizuar Borisovi. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është në vendin e 56-të për lirinë ekonomike në botë

Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..

botuar më 25-10-06 6.10.PD

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD