Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze. Kështu, për shembull, gjatë vitit të kaluar 2024, mbi 400 vendbanime në të gjithë Bullgarinë, ndër të..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të universitetit në Taraklia, Moldavi. Kjo u bë e ditur pas një takimi midis drejtuesve të të dy..
Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri. Një ekip prej 22 specialistësh është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..
Uji i detit në Primorsko është më i pastri në Bullgari dhe i dyti për nga cilësia në Evropë, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov u dorëzoi flamurin kombëtar ekipeve olimpike në shkencat natyrore për vitin 2025. Në ceremoninë e mbajtur në..