Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..