Mbi 1 mln e 600 mijë bullgarë kanë në plan të pushojnë këtë verë. Pak mbi gjysmë prej tyre (53% këtë vit, 54% vitin e kaluar) do të zgjedhin bregdetin bullgar. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Trend” me kërkesë të gazetës “24 çasa”.
Vëzhgohet rritje e bullgarëve që preferojnë të pushojnë në malet bullgare – 21% (16% gjatë vitit 2019). 20% e bullgarëve kanë plane të pushojnë jashtë shtetit (32% gjatë 2019-ës). Destinacionet më të preferuara nga bullgarët janë Greqia – 65% (57% vitin e kaluar) dhe Turqia – 20% (29% në vitin 2019).
Bullgarët që nuk kanë plane për të pushuar këtë vit shënojnë si motiv kryesor për këtë mungesën e mundësive financiare – 61% . Vetëm 12% kanë frikë nga koronavirusi.Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..