Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje Ambasadorit të Ukrainës në Sofje Vitalij Moskalenko për dialog më aktiv ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës për rifillimin e seancave të Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik.
Bullgaria pret se do të ruhet tërësia administrative dhe funksionale e rajonit të qytetit Bollgrad pas zhvillimit të reformës administrative dhe territoriale. Në të jetojnë ukrainas me prejardhje bullgare dhe tërësia administrative e rajonit është në interes të tyre.
Moskalenko ka deklaruar se tërësia e rajonit të Bollgradit nuk do të preket dhe ai do të mbetet i tillë siç ka qenë deri tani.
Në takim është nënvizuar interesi në rritje i shtetasve ukrainas për mundësitë për punë dhe turizëm në Bullgari. Sipas statistikës gjatë vitit 2019 470 mijë ukrainas kanë vizituar vendin tonë.
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..