Nga 17 qershori deri më 5 korrik në galerinë “Sredec” në Sofje do të ekspozohen skulptura, objekte dhe piktura prej qelqi,për krijimin e të cilave janë përdorur teknika të ndryshme. Autorët e tyre janë pjesëmarrësit e Bienales Ndërkombëtare të Qelqit të vitit 2019.
Bienalja ndërkombëtare e organizuar nga Universiteti i Ri Bullgar është ngjarja më e rëndësishme profesionale për punime prej qelqi në Bullgari. Në edicionin e saj të fundit morën pjesë 160 artistë nga 37 vende.
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..