Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafiku në pikëkalimin “Kullata – Promahon” është normal

Udhëtuesit që më 15 qershor ishin detyruar të presin në radha kilometrike, sot janë të territorin e Greqisë

Tashmë nuk ka radha prej automjeteve të lehta për kalimin e kufirit nga Bullgaria në drejtim të Greqisë në PKK “Kullata”. Situata u normalizua pasi autoritetet greke lehtësuan regjimin e kalimit të shtetasve të BE-së.

Ata që vijnë në Greqi nga vendet e tjera evropiane tashmë nuk kalojnë kontroll 100%, bullgarët kalojnë vetëm me letërnjoftimet e veta. Radhat e automjeteve u zhdukën për dy orë pas lehtësimit të masave të kontrollit.

Shtetasit e vendeve të treta kalojnë pikëkalimet më ngadalë, sepse deklarojnë vendin, ku do të akomodohen në Greqi. Ata kalojnë gjithashtu testime për koronavirus.

Rreshti i maunave tani është 6 kilometra i gjatë.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD