Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria paraqiti në parlament aktualizimin e buxhetit shtetëror

Ndërtesa e Kuvendit Popullor në Sofje
Foto: BNR

Drafti i qeverisë për aktualizimin e dytë të buxhetit për këtë vit tashmë është në Kuvendin Popullor. Kabineti miratoi amendamentet e ligjit kryesor financiar, me të cilat rritet vlera maksimale e garancive shtetërore që shteti mund të ndërmarrë. Ato mund të jenë nga 750 mln euro deri më 9 mlrd euro.  

Këto ndryshime janë të domosdoshme për shkak të angazhimeve të vendit tone të lidhura me planin e përbashkët evropian për kundërvënie të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Bëhet fjalë për para, të cilat duhet të mblidhen sipas skemës SURE dhe Fondit Evropian të Garancisë, është shkruar në motivet e qeverisë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..

botuar më 25-05-14 10.26.PD
Valldis Dombrovskis

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..

botuar më 25-05-14 9.17.PD

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD