Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjidhni plazhe me roje bregdetare!

Foto: БГНЕС

Në fund të këtij muaji me fluturime çarter në vend do të mbërrijnë turistët e parë të huaj dhe plazhet tona në Detin e Zi do të gjallërohen. Prania e turistëve do të ndikojë pozitivisht sektorin tonë turistik që po ndodhet në krizë të madhe për shkak të epidemisë së koronavirusit. Por nuk duhet harruar se deti gjithmonë fsheh rreziqe. Për fat të keq akoma para nisjes së sezonit turistik sivjet tashmë kemi dy viktima – dy djem që humbën jetën pas kërcimit të rrezikshëm nga pjesa e lartë e Urës së Burgasit.

Incidente ka dhe në plazhet me roje. Por zakonisht atje, ku ka roje pasojat e tyre zakonisht nuk janë fatale. Jo kështu bëhet në vendet e pasiguruara, pohon Anton Nallbantov, drejtori i Shërbimit të Vrojtim-Shpëtimit pranë Kryqit të Kuq Bullgar.


“Prej të gjitha 209 plazheve në bregdetin tonë vetëm 110-115 kanë roje” – shpjegoi ai. Vitin e kaluar njerëzit e shpëtuar janë 3700, kurse të mbyturit – 96. 36 prej këtyre rasteve janë në det”.

Përveç incidenteve në ujë në plazh shpesh ka dhe raste të tjera që kërkojnë ndërhyrjen e specialistëve – të fikët për shkak të ekspozimit të tepruar në diell, djegie lëkure, të djegura nga kandilat e detit, fraktura të gjymtyrëve e të tjera. Shumë prej këtyre incidenteve janë shkaktuar pas përdorimit të alkoolit dhe narkotikëve.

“Në se në plazh ka roje, njerëzit vetëm duhet të informojnë rojën për njerëzit që ndodhen në rrezik dhe të mos hyjnë vetë në det për të ndihmuar, sidomos kur ka dallgë të mëdha – vazhdon Anton Nallbantov. – Në vend ka roje dhe ekip mjekësor, të cilët japin ndihmë profesionale. Po të bëheni dëshmitar i ndonjë incidenti në ujë, në se në plazh nuk ka roje, nuk duhet të ndihmoni me anë të kontaktit të drejtpërdrejt fizik, sepse zakonisht në raste të tilla viktimat dyfishohen. Në situatë të tillë mund të ndihmoni nga distancë, duke hedhur ndonjë send – komardare ose top, apo në se nuk ka asgjë të tillë, ndonjë veshje nganjëherë mund të jetë e dobishme.”


Ekipi mjekësor në plazh ndihmon jo vetëm në rast të incidenteve brenda ujit. Nganjëherë pacienti duhet të transportohet me ambulancë dhe atëherë ndihma e parë e marrë në plazh mund të shpëtojë jetën e tij. Nuk janë pak rastet kur ka nevojë për veprime të dhënies së ndihmës emergjente, si frymëmarrje artificiale apo masazh i zemrës. Për këtë janë mjaft të përgatitur edhe rojet e bregdetare, të cilët punojnë bashkë me specialistët mjekësorë.

Këshilli kryesor, të cilin e jep udhëheqësi i Shërbimit të Vrojtim-Shpëtimit në fillim të sezonit veror është gjithmonë të zgjedhim plazhet me roje.

“Dhje kur jemi në plazh duhet të respektojmë rregullat e sigurisë – është kategorik ai. – Shihni ngjyrën e flamurit, tabelat paralajmëruese në hyrjet e plazheve – ata na informojnë kur mund të hyjmë në det dhe a mund të përdorim komardare dhe aksesore të tjera në ujë. Duhet gjithashtu të dëgjojmë këshillat e rojës bregdetare, të përdorim anijet për argëtim me jelek shpëtues, të mos hyjmë në ujë pasi kemi ngrënë së tepërmi ose pasi kemi përdorur alkool apo lëndë narkotike. Në se respektojmë këto rregulla, do të kemi një pushim të mbarë, zbavitës dhe pa incidente”.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES, Facebook/BRC (Kryqi i Kuq Bullgar)



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD