Nuk do të shtrëngohen masat kundërepidemike për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit. Këtë e bëri të ditur në një briefing të jashtëzakonshëm Kryeministri Bojko Borisov dhe u bëri thirrje qytetarëve për t’i respektuar masat kundërepidemike. Ai sqaroi se virusi tashmë është më i dobët, ndërsa spitalet janë me kapacitet më të madh.
“Në qoftë se fillojmë të shtrëngojmë tani masat, kjo do të shkaktojë panik dhe ka risk për tërë jetën ekonomike. Të gjithë të vdekurit për harkun kohor 24 orësh janë me sëmundje të renda shoqëruese”, vuri në dukje Borisov.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..