“Jemi afër krijimit të vaksinës kundër koronavirusit. Dyshimet janë të shumta – a do të sigurojë mbrojtje të sigurt, apo vetëm do të çojë në një formë më të lehtë të sëmundjes”, komentoi para mikrofonit të BNR-së drejtori i Qendrës Kombëtare për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare prof. Todor Kantarxhiev.
Në trupin e njeriut formohen dy vatra – në traktin e sipërm respirator dhe në mushkëri. Më virulente dhe vdekjeprurëse është infeksioni në mushkëri, por prej mushkërive virusi vështirë mund të infektojë njerëz të tjerë. Më ngjitës është virusi në hundë dhe fyt, por ai shkakton më pak dëme për organizmin. Kështu shpjegohet dobësimi i shfaqjeve të virusit dhe i forcës së tij vdekjeprurëse në krahasim me muajt e parë të përhapjes së Covid-19, shpjegoi Kantarxhievi.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..