Teodor Ushev fitoi çmimin “Kristal” për filmin e vet me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit”, bëri të ditur sajti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor në Annecy.
“Në çdo një profesion ka një dekoratë, apo arritje, e cila shënon kulmin. Alpinistët kanë majat e tyre, shkrimtarët, matematikët, fizikanët e kanë çmimin Nobel, gazetarët – Pulitzer e kështu me radhë. Në artin tim, në filmat e animuar, çmimi më i madh është ai i festivalit në Annecy, Kristali i Annecy. Ky është Everesti ynë. Ju faleminderit!”
Këtë e shkroi në Fcebook Teodor Ushev, duke informuar se filmi I tij ka marrë dhe çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik FIPRESCI.
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin e shkrimtarit Georgi Gospodinov të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.
Foto: BGNES - arkv, Facebook-Theodore UshevJanë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...