Teodor Ushev fitoi çmimin “Kristal” për filmin e vet me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit”, bëri të ditur sajti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor në Annecy.
“Në çdo një profesion ka një dekoratë, apo arritje, e cila shënon kulmin. Alpinistët kanë majat e tyre, shkrimtarët, matematikët, fizikanët e kanë çmimin Nobel, gazetarët – Pulitzer e kështu me radhë. Në artin tim, në filmat e animuar, çmimi më i madh është ai i festivalit në Annecy, Kristali i Annecy. Ky është Everesti ynë. Ju faleminderit!”
Këtë e shkroi në Fcebook Teodor Ushev, duke informuar se filmi I tij ka marrë dhe çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik FIPRESCI.
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin e shkrimtarit Georgi Gospodinov të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.
Foto: BGNES - arkv, Facebook-Theodore Ushev“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja..
Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..
Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e..