Ministri i Sportit Krasen Kralev përshëndeti olimpikët bullgarë, trajnerët dhe miqtë e sportit me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare dhe Ditës së Olimpikut Bullgar. Ai rikujtoi se Bullgaria është një nga 14 shtetet, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë bashkëkohore në Athinë në vitin 1896 dhe i falënderoi të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre, të cilët kanë mbrojtur nderin e shtetit tonë.
Deri tani Bullgaria ka fituar gjithsej 244 medalje olimpike, 218 prej tyre janë nga lojërat verore olimpike. Vendi ynë ka 52 medalje të arta olimpike, më shumë medalje të arta – 10, janë fituar në olimpiadën në Seul në vitin 1988. Sporti bullgar me më shumë medalje është mundja (stili klasik dhe ai i lirë) – gjithsej 69.Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..