Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria hodhi poshtë presionin e ushtruar nga afaristi Vasill Bozhkov

Këshilli i Lartë Gjyqësor
Foto: BGNES

Kolegji i prokurorëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor miratoi njëzëri një deklaratë kundër publikimeve në Facebook të afaristit Vasill Bozhkov, i cili për shkak të akuzave të ngritura kundër tij në Bullgari refuzon të kthehet në vend dhe po jeton në Dubaj. “Bosi i lojërave të fatit”, i cili po hetohet për 18 krime, pohon se kundër nëpunësve të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave po ushtrohet  presion për shkak të hetimit kundër tij.

Bozhkovi ka publikuar fotografi të prokurorit përgjegjës për çështjen e tij Angell Kënev.

Prokurorët deklarojnë se përgjimi  dhe publikimi i fotografive të një prokurori nga Prokuroria e Specializuar gjatë kohës së kryerjes së detyrave të tij profesionale është një shkelje e rëndë dhe presion i papranueshëm mbi magjistratin konkret dhe mbi Prokurorinë.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

Nuk ka ftesë nga Shkupi për festën e Goce Dellçevit

Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi..

botuar më 25-02-03 9.28.PD

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD