Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 115-të

Piktura e Dajana Vasileva, 10-vjeçe nga qyteti Shumen
Foto: Shtëpia e Artit

Ka nevojë për rritjen e kapacitetit të spitaleve për pranimin e pacientëve me Covid-19

Shtabi Operativ Kombëtar kundër koronavirusit shqyrtoi sot gatishmërinë e spitaleve për sigurimin e shtretërve në repartet intensive në rast nevoje. Në sfondin e rritjes së numrit të të sëmurëve nga Covid-19 ditët e fundit specialistët parashikojnë se në rast pranimi të 100 vetave në ditë për mjekim për shkak të koronavirusit sistemi shëndetësor do të ketë vështirësi të mëdha. Spitalet tashmë ankohen se çmimi i shpallur prej 305 eurosh i livruar nga Arka Shëndetësore për hospitalizim t; pacient;ve me Covid-19, është i pamjaftueshëm, sepse mjekimi po vazhdon mesatarisht 14-20 ditë, domethënë dy herë më gjatë sesa është për një pneumoni standarde, ndërsa para daljes së pacientëve nga  spitali duhet zhvilluar një sërë testimesh me metodën PCR.

Rritje në rastet e reja të Covid-19 në Bullgari

Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 140, kurse testimet sipas metodës PCR - 4 525.  Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë janë të konfirmuarit në Smoljan – 60 dhe në rrethin e Sofjes – 21. Dje kanë vdekur 4 pacientë me koronavirus. Të shëruarit janë 74. Deri tani numri i përgjithshëm i të regjistruarve me koronavirus te ne është 4 831 veta. 

Akoma një javë zgjatet karantina në lagjen “Iztok” të Kjustendillit

Karantina e plotë për lagjen e romëve “Iztok” në qytetin Kjustendill zgjatet deri më 8 korrik. Këtë e shpalli Shtabi i Krizës i Rrethit pas një takimi me inspektorin kryesor shëndetësor prof. asoc. Angell Kunçev. “Masat e ndërmarra tashmë japin rezultat dhe vatra e sëmundjes në lagje tashmë është nën kontroll”, theksoi Kunçevi dhe komentoi se është më mire të investohet në masa për kufizimin e sëmundjes se në testime në masë.

Hiqet karantina për bullgarët që hyjnë në Rumani

Shetatsit e vendeve nga e ashtuquajtura “zonë e gjelbër” për koronavirus,të cilat nuk kanë simptoma të sëmundjes, nuk do të vetizolohen për 14 ditë pas hyrjes në Rumani. Ndër vendet në këtë listë, përfshin dhe Bullgaria hyjnë 22 vende evropiane dhe Islanda. Masa hyn në fuqi në orën 00.00 më 1 korrik. Të gjithë personat që mbërrijnë në Rumani nga shtete që nuk figurojnë në këtë listë janë të detyruar të mbeten nën karantinë 14-ditore. 

Zgjatet karantina për ata që hyjnë nga Maqedonia e Veriut

Karantina 14 ditore mbetet për ata që hyjnë në Bullgari nga Maqedonia e Veriut edhe pas 1 korrikut, shpalli kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev. Me shtetësi të dyfishtë janë më se 15 mijë veta nga Maqedonia e Veriut me vendbanim të përkohshëm në qytetin Kjustendill. Ata shpresuan se kjo masë do të hiqet më 1 korrik. Njerëzit që mbërrijnë nga vendet më të prekura - SHBA-ja, Rusia, Brazili dhe India nuk do të mund të hyjnë në BE, shpjegoi Kunçev.

Kryeministri bëri thirrje për respektimin e masave kundër epidemisë

Sipas Kryeministrit Bojko Borisov rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është për shkak të grumbullimit të njerëzve në kohën e festave familjare dhe në ndeshjet e  futbollit. Ai bëri thirrje për distancë, dezinfektim dhe më në veçanti disiplinë. Bashkimi Evropian akoma nuk ka një politikë të bashkërenduar për hapjen e kufijve për turizëm, shtoi Kryeministri.

692 mln euro evropiane për rimëkëmbjen e Bullgarisë pas pandemisë

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Evropian Bullgaria merr 692 milionë euro pranë programeve evropiane për periudhën aktuale programore. Mjetet janë për kapërcimin e pasojave negative nga Covid-19, njoftoi eurodeputeti Andrej Novkov, duke shpjeguar se mekanizmat për ndihmë do të jenë gati brenda disa muajve dhe mjetet do të jenë në dispozicion gjatë 2021-ës.. 

Bullgarët nuk u besojnë burimeve kryesore të informacionit

Në Bullgari ekziston ndjenja se pandemia e shkaktuar nga Covid-19 nuk është kaq e tmerrshme. “Sa më të suksesshme ishin masat, sa më të padurueshëm u bënë njerëzit” – komentoi para BNR-së sociologu Përvan Simeonov nga “Gallup International”. Sipas anketës së agjencisë së tij  bullgarët nuk u besojnë burimeve kryesore të informacionit dhe kërkojnë alternativa. Në fillim të epidemisë rejtingu i qeverisë ishte i lartë për shkak të masave të marra me kohë, tani përsëri është i lartë për shkak të dobësimit të tyre. Ky nuk është rejting politik, por i tillë që bazohet te situata e lidhur me koronavorisun.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..

botuar më 24-12-20 7.45.MD