Ka nevojë për rritjen e kapacitetit të spitaleve për pranimin e pacientëve me Covid-19
Shtabi Operativ Kombëtar kundër koronavirusit shqyrtoi sot gatishmërinë e spitaleve për sigurimin e shtretërve në repartet intensive në rast nevoje. Në sfondin e rritjes së numrit të të sëmurëve nga Covid-19 ditët e fundit specialistët parashikojnë se në rast pranimi të 100 vetave në ditë për mjekim për shkak të koronavirusit sistemi shëndetësor do të ketë vështirësi të mëdha. Spitalet tashmë ankohen se çmimi i shpallur prej 305 eurosh i livruar nga Arka Shëndetësore për hospitalizim t; pacient;ve me Covid-19, është i pamjaftueshëm, sepse mjekimi po vazhdon mesatarisht 14-20 ditë, domethënë dy herë më gjatë sesa është për një pneumoni standarde, ndërsa para daljes së pacientëve nga spitali duhet zhvilluar një sërë testimesh me metodën PCR.
Rritje në rastet e reja të Covid-19 në Bullgari
Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 140, kurse testimet sipas metodës PCR - 4 525. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Më shumë janë të konfirmuarit në Smoljan – 60 dhe në rrethin e Sofjes – 21. Dje kanë vdekur 4 pacientë me koronavirus. Të shëruarit janë 74. Deri tani numri i përgjithshëm i të regjistruarve me koronavirus te ne është 4 831 veta.
Akoma një javë zgjatet karantina në lagjen “Iztok” të Kjustendillit
Karantina e plotë për lagjen e romëve “Iztok” në qytetin Kjustendill zgjatet deri më 8 korrik. Këtë e shpalli Shtabi i Krizës i Rrethit pas një takimi me inspektorin kryesor shëndetësor prof. asoc. Angell Kunçev. “Masat e ndërmarra tashmë japin rezultat dhe vatra e sëmundjes në lagje tashmë është nën kontroll”, theksoi Kunçevi dhe komentoi se është më mire të investohet në masa për kufizimin e sëmundjes se në testime në masë.
Hiqet karantina për bullgarët që hyjnë në Rumani
Shetatsit e vendeve nga e ashtuquajtura “zonë e gjelbër” për koronavirus,të cilat nuk kanë simptoma të sëmundjes, nuk do të vetizolohen për 14 ditë pas hyrjes në Rumani. Ndër vendet në këtë listë, përfshin dhe Bullgaria hyjnë 22 vende evropiane dhe Islanda. Masa hyn në fuqi në orën 00.00 më 1 korrik. Të gjithë personat që mbërrijnë në Rumani nga shtete që nuk figurojnë në këtë listë janë të detyruar të mbeten nën karantinë 14-ditore.
Zgjatet karantina për ata që hyjnë nga Maqedonia e Veriut
Karantina 14 ditore mbetet për ata që hyjnë në Bullgari nga Maqedonia e Veriut edhe pas 1 korrikut, shpalli kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev. Me shtetësi të dyfishtë janë më se 15 mijë veta nga Maqedonia e Veriut me vendbanim të përkohshëm në qytetin Kjustendill. Ata shpresuan se kjo masë do të hiqet më 1 korrik. Njerëzit që mbërrijnë nga vendet më të prekura - SHBA-ja, Rusia, Brazili dhe India nuk do të mund të hyjnë në BE, shpjegoi Kunçev.
Kryeministri bëri thirrje për respektimin e masave kundër epidemisë
Sipas Kryeministrit Bojko Borisov rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është për shkak të grumbullimit të njerëzve në kohën e festave familjare dhe në ndeshjet e futbollit. Ai bëri thirrje për distancë, dezinfektim dhe më në veçanti disiplinë. Bashkimi Evropian akoma nuk ka një politikë të bashkërenduar për hapjen e kufijve për turizëm, shtoi Kryeministri.
692 mln euro evropiane për rimëkëmbjen e Bullgarisë pas pandemisë
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Evropian Bullgaria merr 692 milionë euro pranë programeve evropiane për periudhën aktuale programore. Mjetet janë për kapërcimin e pasojave negative nga Covid-19, njoftoi eurodeputeti Andrej Novkov, duke shpjeguar se mekanizmat për ndihmë do të jenë gati brenda disa muajve dhe mjetet do të jenë në dispozicion gjatë 2021-ës..
Bullgarët nuk u besojnë burimeve kryesore të informacionit
Në Bullgari ekziston ndjenja se pandemia e shkaktuar nga Covid-19 nuk është kaq e tmerrshme. “Sa më të suksesshme ishin masat, sa më të padurueshëm u bënë njerëzit” – komentoi para BNR-së sociologu Përvan Simeonov nga “Gallup International”. Sipas anketës së agjencisë së tij bullgarët nuk u besojnë burimeve kryesore të informacionit dhe kërkojnë alternativa. Në fillim të epidemisë rejtingu i qeverisë ishte i lartë për shkak të masave të marra me kohë, tani përsëri është i lartë për shkak të dobësimit të tyre. Ky nuk është rejting politik, por i tillë që bazohet te situata e lidhur me koronavorisun.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..