Për vit të katërt me radhë në Institurin Kulturor Shtetëror “Dvoreca” (Pallati) në qytetin bregdetar Ballçik do të zhvillohet Java e Kulturës Çeke. Fillimi do të jetë më 6 korrik në galerinë“Tuneli” me një ekspozitë të plastikëve prej qelqi. Në ekspozitë janë renditur veprat e krijuara gjatë një seri plenerash të nxënësve nga shkolla çeke për dizajn industrial e qytetit Velashske Mezirzhiçi (Valašské Meziříčí) të zhvilluar në Pallatin e Ballçikut.
Të gjitha veprat janë fryte të punës së nxënësve dhe mësuesve të tyre, të cilët çdo vit gjejnë frymëzim në kompleksin arkitekturor me park “Dvoreca”. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitues deri më 12 korrik. Në të njëjtën datë është dhe koncerti, me të cilin do të mbyllet java e kulturës çeke. Në Sallën e Gurtë do të tingëllojnë veprat e Mocartit, Saint-Saens, Faure etj. në interpretim të trios familjare: Irzhi Pivovarçik – klarinetë, anëtar i Ensemble Flair në Ostrava, Marketa Pivovarçikova – flautë, dhe 15-vjeçarja Barbora Pivovarçikova – piano, e cila mëson në gjimnazin në Velashske Mezirzhiçi. Bashkë me ta do të ekzekutojë dhe pianistja bullgare Biljana Eneva. Adhuruesit e muzikës së bukur dhe kulturës çeke mund të vizitojnë koncertin falas.
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe metropolit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në..
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në..