Dy vjet zhvillojmë negociata me Wolksvagen. Diskutuam mundësi të ndryshme për investim. Ata mund të hapin një qendër për veprimtari zhvillimore në Bullgari, tha Rosen Plevneliev, ish presidenti i vendit.
Negociatat zhvillohen nga Automotive Cluster Bulgaria, qeveria dhe kompania Wolksvagen. Forca e Bullgarisë është talenti i njerëzve dhe kjo se tashmë disponojmë me qendra të ngjashme të suksesshme. Gjatë javëve të ardhshme tri kompani si Bosh (e cila tashmë është në Bullgari) do të negociojnë në Ministrinë e Ekonomisë përsëri për hapjen e qendrave të tyre zhvillimore në vendin tonë, tha gjithashtu Plevneliev.
Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..
Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..
Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e..