Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e madhe e numrit të të punësuarve u regjistrua në: sektorin e hotelerisë dhe restoranteve – me 24.8%, shërbimet e pasurive të paluajtshme – me 3.5%, bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin – me 2.4%.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare mujore në Bullgari arriti në 2572 leva (1315 euro), që përfaqëson një rritje prej 5.3% në krahasim me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Institutit, rritja më e madhe e pagave u regjistrua në: arsim – me 21.2%, administratën shtetërore – me 17.9%, Industrinë nxjerrëse – me 8.5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore në vend u rrit me 12.0%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: PixabayNga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të..
Pas muajsh me inflacion të ulët, madje edhe me një deflacion të përkohshëm, pra ulje të çmimeve në muajin prill të këtij viti, të paktën sipas të dhënave zyrtare të statistikës kombëtare, tendenca u përmbys papritur. Më 15 korrik, vetëm disa ditë pasi..
Treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve, ose, me fjalë të tjera, vlerësimi i tyre për të ardhmen e tyre ekonomike në Bullgari dhe situatën aktuale ekonomike, vazhdon të bjerë, dhe në korrik 2025 ra me 4.7 për qind në minus 21.1 për..