Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderim për këngëtaren popullore Kiçka Savova në fshatin e saj të lindjes

Inaugurojnë një pllakë përkujtimore për nder të kësaj gruaje të njohur nga krahina e Trakisë

Foto: arkiv

Kiçka Savova është një nga këngëtaret tona më të rëndësishme popullore, e cila ka lënë një gjurmë të qartë me repertorin e saj të pasur dhe devotshmërinë e saj të pakushtëzuar lidhur me traditën folklorike trakase (nga krahina e Trakisë, Bullgari Jugore). Ajo ka lindur në vitin 1934 në fshatin Slladun, në rrethin e qytetit Svilengrad dhe vdiq më 2018, duke lënë dhjetëra incizime dhe përmbledhje me këngë popullore të gjetura dhe të renditura prej saj. Ajo la dhe një sërë ithtarë, nxënës, adhurues si dhe një festival folklorik në emër të saj, i cili zhvillohet në fshatin e saj të lindjes. Aty më 4 korrik në orën 11, në shenjë nderimi lidhur me gjërat e krijuara prej saj, do të inaugurohet një pllakë përkujtimore.

“Gjatë vitit 2008 bashkë me familjen time vendosëm të organizojmë festivalin “Me këngët e Kiçka Savovës” – i kujtohet Stefan Stojanov, kryetar bashkie i fshatit Slladun.Festivali  pak nga pak u zgjerua, u bë i njohur dhe filluan të mbërrijnë pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria dhe nga bota. Gjatë marsit të këtij viti, përsëri me familjen time, vendosëm të vendosim një pllakë përkujhtumore të këngëtares së shquar. Ajo e meriton këtë, sepse bëri shumë kër këngën trake. Ajo prezantoi këngën e krahinës sonë në Bullgari dhe në botë dhe përmes saj sfhati ynë i vogël, që ndodhet afër kufirit me Turqinë gjithashtu u bë i njohur. Tani, më 4 korrik nga ora 11 presim në fshatin Slladun familjarët e Kiçka Savovës, nxënës të saj dhe të gjithë ata  të cilët e vlerësojnë veprimtarinë e saj.”

Mes miqve të cilët do të jenë të pranishëm është dhe këngëtarja e krahinës së Trakisë Darina Sllavçeva, e cila ndan emocionin e saj:

“Këngëtarja popullore Kiçka Savova është një personalitet shumë i rëndësishëm në jetën time. Ajo është mësuesja ime e parë, e cila ndihmoi për formimin tim si këngëtare. Ajo është njeriu, i cili më orientoi drejt kërkimit të këngëve të vjetra dhe të panjohura, të kënduara nga njerëzit e moshuar. Ajo më dha krahë, më inkurajonte  të zhvillohem dhe të jem e përkryer. Më përgatiti për Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Kotell, kurse miqësia jonë e afërt vazhdojë vite të tëra pas kësaj. Ajo qe një njeri i ndritshëm me një karakter shumë të butë, shumë punëdashëse dhe këmbëngulëse. Ky është dhe shkaku që të jetë dhe kaq e dashur – jo vetëm si këngëtare, por dhe si personalitet. Pikërisht kjo dashuri lindi Festivalin Kombëtar Folklorik “Me këngët e Kiçka Savovës". Gjatë vitit 2020 duhej të ishte edicioni i tij i 10-të, por për shkak të masave rreth koronavirusit ishte shtyrë për mot. Pothuajse që nga vetë fillimi unë jam në jurinë e këtij festivali, kurse zonja Savova ishte kryetare nderi. E di mirë emocionin e saj, emocionin e të gjithë pjesëmarrësve dhe të organizatorëve. Pllaka përkujtimore, e cila do të inaugurohet është shenjë respekti dhe nderimi të madh ndaj saj. Ajo është një njeri i shtrenjtë dhe i paharrueshëm për ne të gjithë, të cilët e njihnim dhe të cilët sot e kujtojmë dhe e duam”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD