Për 24 orët e fundit rastet e reja të koronavirusit janë 188 me 3467 PCR teste të realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 6102, prej të cilëve aktiv janë 2811. Në spital ndodhen 483 pacientë, 32 prej të cilëve në reparte intensive. Që nga mesnata u hoq bllokada e lagjes 12 mijëshe “Iztok” në qytetin Kjustendill.
Mendoj se deri në një javë do të ulet numri i të infektuarve me koronavirus, sepse njerëzve u bë e qartë se duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Paraziti dhe anëtar i Shtabit Operativ profesor Todor Kantarxhiev.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..