Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm: Presidenti shkel ndarjen e pushteteve

Kryeprokurori Ivan Geshev
Foto: BTA

“Bashkuesi i kombit” për herë të radhës shkel pavarësinë e gjyqësorit dhe ushtron presion mbi Prokurorinë. Kështu Radevi shkel Kushtetutën e Bullgarisë, e cila rregullon ndarjen e pushteteve!”. Këtë e shkroi Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev në Tweeter, duke u përgjigjur fjalimin e Presidentit, me të cilin ai kërkoi dorëheqjen e Kryeprokurorit.  

“Me fjalimin e vet të radhës kundër pushtetit të pavarur gjyqësor, duke mbrojtur bashkëpunëtorët e vet, kundër të cilëve po zhvillohen hetime, politikani Radev u rendit pranë Vasill Bozhkovit*  dhe oligarkëve të tjerë të tranzicionit bullgar, të cilët u pasuruan në kurriz të një brezi të tërë bullgarësh. Ne, prokurorët vazhdojmë të qëndrojmë në anën e popullit”, thuhet gjithashtu në mesazh.

* kundër biznesmenit Vasill Bozhkov janë ngritur 18 akuza dhe prandaj ai refuzon të kthehet në Bullgari dhe po ndodhet në Dubaj (shënim redaktori)




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD