Gjatë vitit 1965 mësuesi nga qyteti Asenovgrad në lëndën e biologjisë Dimitër Kovaçev zbuloi me nxënësit e vet një skelet gjigant në rajonin e fshatit Ezerovo. Bëhet fjalë për deinotheriumin e ruajtur më mirë në botë, i cili sot ndodhet në Muzeun e Paleontologjisë dhe të Gjeologjisë Historike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”.
“Tempulli i dijes” dëshmon sa shumë shkencëtarë të mrekullueshëm në sfera të ndryshme të njohjes kanë pasur trojet tona, por prania e këtij gjitari gjigant nën kupolën e pjesës veriore të godinës së universitetit duket pak e çuditshme dhe kthen vizituesit në kohën e parahistorisë.
“Muzeu i Paleontologjisë dhe Gjeologjisë Historike në fillim ka pasur njëpërmbledhje të vogël prej eksponateve, të mbledhura kryesisht nga gjeologu i parë bullgar profesor Georgji Zllatarski – tregon doktori Svetllozar Seferinov, paleontolog dhe udhëheqës i muzeut. Në fillim fare koleksionet kanë qenë të blera nga jashtë, që të mund studentët të njihen me grupet kryesore të kafshëve. Pas kësaj me afirmimin e degës sonë “Gjeologjia” pak nga pak janë grumbulluar fosile të ndryshme. Pothuajse të gjitha mostrat të cilat ruhen në muze, janë nga Bullgaria, kurse disa nga ato – të zbuluarat për herë të parë tek ne madje mbajnë emra bullgarë”.
Një skelet katër metrash me gojë të hapur, dhëmbë gjigantë dhe këmbë, të cilat u përngjajnë këmbëve të shpendëve, të respektojnë menjëherë kur e hedh vështrimin përmes grilave të muzeut. Krenaria e paleontologëve, deinotheriumi, është nga familja e hundorëve dhe përbën një ekzemplar rreth 45-vjeçar, i cili ka jetuar përpara 10 milionë vjetëve në fund të epokës së fundit të akullt.
“Deinotheriumi është një nga eksponatet e pakta nëpër botë të ruajtur kaq mirë -90% prej skeleti dhe kjo e kaq bën unik – thotë doktori Svetllozar Seferinov. Është zbulaur fare rastësisht. Deinotheriumi është një kafshë barishtore, i afërm me elefantët e sotëm dhe sa u përket shumë tipareve u përngjan atyre”.
Kur kafshët parahistorike kanë jetuar në trojet tona, klima këtu i ka përngjarë klimës në savanën afrikane. Prandaj dhe ata janë paraardhësit e kafshëve, të cilët aktualisht popullojnë kontinentin afrikan, sqaron akoma shkencëtari.
Në degën e gjitarëve mund të shihen mbeturina nga kali i lashtë hiparion, fosile tëkafshëvemamut, mastodon, anankus, zygolophodons, si dhe pjesë prej skeleteve të lashta të rinoqerontëve, gjirafave, derrave e egër, hienave, lakuriqëve të natës. Një nga eksponatet më interesante është skeleti plotësisht i ruajtur i një delfini, i cili është zbuluar rreth qytetit tonë detar Ballçik.
Sallat e ekspozimit ruajnë më shumë se 200 mijë eksponate, por vazhdojnë të plotësojnë koleksionet e veta në sajë të shkencëtarëve paleontologë. “ Fosilet janë të rëndësishme për shkencën tonë kombëtare, sepse tregojnë se cila ka qenë bota bimore dhe shtazore nëpër tokat tona miliona vite më parë”, thotë akoma doktori Svetllozar Serafimov dhe rekomandon që çdo një njeri të vizitojë muzeun nën kupolën e universitetit të paktën një herë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: gpff.gea.uni-sofia.bg / Muzeu e Paleontologjisë dhe të Gjeologjisë Historike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..