Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Informacion i dobishëm për ata që pushojnë në Bullgari: Ndihmë gjatë humbjes ose vjedhjes së sendeve

Foto: BGNES

Gjatë verës, të hapur për diellin, detin, kënaqësitë, ne sikurse harrojmë instinktet tona për vetëruajtje. Shpesh harrojmë të ruajmë veten tonë, sendet tona dhe kemi dëshirë të marrim më shumë nga të gjitha që do të na mungojnë deri në periudhën e verës tjetër. Kështu në një moment dalim të plagosur, pa para, pa dokumente, të lënë mes asgjësë.

Kur biem në një situatë kritike, ne bullgarët, kemi mundësi më të shumta që të kërkojmë ndihmë, më të paktën sepse flasim në gjuhën tonë të lindjes. Por, çfarë të bëjë i huaji  në qoftë se mbetet pa para dhe nuk ka bile telefon, në të cilin të kërkojë këshillë nga ambasada e vet?

“Në qoftë se turistët janë të organizuar, operatorët e tyre turistikë kanë kontakte me ne dhe e dinë sesi të veprojnë - sqaron për Radio Bullgarinë kryeinspektori Zhivko Daskallov, shef i Departamentit të Policisë Rajonale në qytetin Sozopoll.

Por edhe sikur të mos të jenë të organizuar, në hotelet e tyre po kështu e kanë të qartë se në çfarë mënyre të na njoftojnë. Në të gjitha rastet - për shembull humbje e dokumenteve personale, Drejtoria Rajonale e regjistron sinjalin dhe lëshon një certifikatë, përmes së cilës viktimat mund të largohen lehtësisht nga vendi, duke e paraqitur në kufi. Disa ambasada kanë përfaqësi nëpër vende dhe po kështu kanë të drejtën të nxjerrin një dokument të tillë. Pa të, njerëzit pa dokumente personale nuk mund të largohen.”

Sinjalet më të shpeshta në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të lidhura me para dhe dokumente të humbura ose të vjedhura. Vjedhja e sendeve po kështu është mes krimeve më të përhapura - më tepër nëpër autobusë dhe më rrallë në dhomën e hoteleve. Kryeinspektori Zhivko Daskallov thotë se tanimë nuk vidhet në plazhe, për shkak të vërejtjes mbikëqyrëse të instaluar me video dhe rojës siguruese 24 orësh të sipërfaqeve të dhëna me koncesion. “Kontingjenti u  tërhoq brenda në komplekset dhe nëpër qytete”, shton ai.

Me pakësimin e turistëve, për shkak të epidemisë me koronavirusin, po pakësohen dhe krimet nëpër det. Shkeljet e konstatuara deri në këtë moment, janë kryesisht për mbajtjen e drogës dhe për ngasje të makinës duke qenë shoferi i dehur ose pas përdorimit të narkotikëve.  

A mundin të ruhen pushuesit ose e humbasin ndjenjën e vet për kontroll?

“Më të rinjtë janë më të pakontrolluar, pavarësisht se u japim udhëzime të shumta - përmes operatorëve turistikë, u shpërndajmë dhe fletëpalosje sqaruese - thotë akoma  kryeinspektori Zhivko Daskallov. Kryesisht shpërdorimi me alkool është shkaku që të bëhen viktimë e një krimi ose të humbasin sende.”

Shefi i policisë rajonale i qytetit Sozopoll na siguron se asnjë pushues i huaj nuk do të lihet në telash. Në disa nga drejtoritë ka dhe përkthyes, kurse pjesa më e madhe e policëve tanimë e zotërojnë mirë gjuhën angleze. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë gjuhë tjetër , jo dhe kaq të njohur kërkohet ndihma e operatorëve turistikë dhe e ambasadave.

“Këshilla e vetme, të cilën mund ta jap për turistët e huaj është që të jenë pak më vigjilentë dhe përgjegjës ndaj sendeve të tyre si dhe ndaj dokumenteve - përfshi dhe në vijën e plazhit, dhe të mos t’i lenë pa kontroll. Kurse kur dalin nga hoteli, të mos të marrin të gjitha gjërat me vete.Kjo është kryesorja”, bën konkluzionin e tij kryeinspektori.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD