Nga GERB bënë të ditur për BNR-në se Kryeministri Bojko Borisov është takuar me ministra të rëndësishëm, me të cilët janë shqyrtuar tri variante për dalje nga kriza.
Sipas variantit të parë qeveria duhet të japë dorëheqje, të formohet kabinet teknik dhe të ketë zgjedhje të parakohshme. Varianti është vlerësuar si i rrezikshëm për projektet e mëdha energjetike të vendit.
Sipas variantit të dytë duhet të formohet një qeveri e përkohshme prej ekspertësh për përfundimin e mandatit, me kryeministër dhe ministra të rinj, pas votës së mosbesimit javën tjetër.
Varianti i tretë parashikon ndërrim të të gjithë ministrave, dalja e kryeministrit me leje deri në fund të mandatit dhe zbatimin e detyrës së kryeministrit nga zëvendëskryeministri, një variant i cili gjithashtu vlerësohet si i rrezikshëm.
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..