Në rregullat e dhomës së pritjes për eurozonën ERM II ka një interval prej plus-minus 15%, brenda të cilit një valutë mund të lëvizet, që të konsiderohet si stabile. Ka pyetje nëse kursi lev-euro është i fiksuar, ose do të lëvizet në këtë interval, tha para Bloomberg TV Bulgaria Vasill Todorov, kryesekretar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.
Kursi lev-euro tani për tani është fiksuar dhe nuk priten ndryshime. Intervali është valid për vendet, ku valuta ende është e lëvizshme, sqarojnë nga Dhoma.
Sipas Todorovit aderimi i Bullgarisë në ERM II është një garanci e padyshimtë dhe sinjal për investitorët, por kjo në asnjë mënyrë nuk e çliron Bullgarnë nga misioni i saj për të tërhequr investitorë seriozë.Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..
Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..