Më 17 korrik Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Martiren e Madhe Marina. Në besimet popullore bullgare shenjtorja quhet Marina e Zjarrtë dhe simbolizon zjarrin qiellor. Ajo është mbrojtëse e korrjes, arave dhe mbjelljes. Sipas traditës popullore këtë ditë ndizet zjarr të cilin secili duhet të kërcejë për shëndet.
Ditën e Shën Marinës festën e vet shënon qyteti bregdetar Sozopoll. Shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e ujërave dhe e qytetit. Ditë të emrit kanë ata ë mbajnë emra Marin, Marina, Marinella.
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit...