Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fluturat” e piktorit Ivan Jahnaxhiev “u ndihmojnë” viktimave të dhunës në familje

Foto: “Shtëpia e Sofjes”

“Mbase mund të njihni  gra të tilla, ato janë kudo rreth nesh. Mos qëndroni në anë. Ato kanë nevojë nga përkrahja juaj!”- me këtë apel drejtohen drejt nesh, organizatorët e pazarit bamirës në ndihmë të grave, viktima të dhunës në familje.

Më 18 korrik anëtarët e grupit për një iniciativë sociale “Mix&Match” do të rendisin në art klubin “Shtëpia e Sofjes” aksesor të punuar prej tyre, piktura, ëmbëlsira, mbulesa prej dizajni dhe dhurata të ndryshme të punuara me dorë.

Piktori Ivan Jahnaxhiev po kështu merr pjesë në përkrahje të kauzës. Një pikturë e tij me flutura - simbol të transformimit dhe të jetës së re, do të ofrohet në ankand. Paratë e mbledhura do të jenë për nevojat e një banese të re të mbrojtur në Sofje. Godina tanimë është e meremetuar nga fondacioni “AME” dhe do të hapë dyer së shpejti. 

Pazari bamirës është fushata e parë qëllimore pas periudhës së izolimit social, e cila rikujton për problemin e dhimbshëm, por dhe për apelin e institucioneve  ndërkombëtare të mund të sigurohet më shumë ndihmë dhe mbrojtje për këto bullgare, të cilat jetojnë në frikë dhe e heshtin rreth temës për dhunën familjare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD