Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e profetit Ilia – shenjtori më i nderuar nga lashtësia tek ne

Më 20 korrik ortodoksia nderon Shën profetin Ilia

Manastiri në qytetin Teteven “Shën profeti Ilia”
Foto: BGNES arkiv

I lindur gjatë shekullit të 10 para Krishtit, pasardhës i Aaronit, ai ka qenë “i përmbajtur në ushqim, i thjesht dhe modest në veshje dhe i rreptë për veten dhe të tjerët”. Jeta e tij është e përmbushur me mrekullira të shumta, të cilat kanë filluar akoma që në një moshë të herët. Një legjendë tregon se babi i tij ka pasur një vizion, në të cilin burra dashamirës kanë biseduar me fëmijën Ilia, e kanë mbështjellë me pelena me zjarr dhe i kanë dhënë gji dhe ushqim me flakë. Priftërinjtë e kanë shpjeguar vizionin në këtë mënyrë: “Hiri i Zotit  do të pushojë mbi fëmijën, fjala e tij do të jetë si zjarr, e fortë dhe vepruese; kurse jeta e tij - e pëlqyeshme nga Zoti..Emri Ilia do të thotë “kala e Zotit”.

Ai ka luftuar kundër idhujtarisë vrasjes dhe therjes së profetëve, gjë në të cilën më të tmerrshëm kanë qenë mbreti Ahav dhe gruaja e tij, profeti ka shkuar tek mbreti dhe i ka thënë: ”Për shkak të mëkateve të tua që sot nuk do të ketë shi, as vesë, derisa të mos e lus Zotin për këtë!” Dhe “e ka mbyllur” qiellin për 3 vjet e 6 muaj. Ahav ka dashur ta vrasë Ilian, por Zoti i ka thënë të fshihet pranë një burimi, në afërsi të lumit Jordan  dhe ka dërguar sorra të cilat t’i shpien ushqim.

Në hyrjen e kishës “Shën Ilia” në fshatin Selishte në rrethin e qytetit Bllagoevgrad e ndërtuar përpara 150 vjetëve, shenjtori është i paraqitur me shpatë në dorën e djathtë dhe dorëshkrim të mbledhur rrotull në dorën e majtë

Mrekullia e fundit në jetën e Shën profetit Ilia është ikja e tij nga kjo botë - i vetmi mes të zgjedhurve të Zotit. Kur ka ardhur dita, ai ka qenë me nxënësin e vet Shën profeti Elisej. Është paraqitur një qerre e zjarrtë, e drejtuar prej kuajve të zjarrtë, në të cilën predikuesi i shenjtë është i futur dhe në këtë mënyrë ai ngjitet në qiell.

Festa popullore Ilinden është e lidhur me përfytyrimin se shenjtori është zot i bubullimave të verës dhe të etheve”. Me cilat hyjni pagane e kanë lidhur dikur, çfarë besimesh dhe legjenda ruan folklori bullgar për shenjtorin, mund të mësoni KËTU:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si u shpëtua “Sllava” nga harresa – historia e nëndetëses së fundit bullgare

Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..

botuar më 25-06-06 7.30.PD

Fletorja personale e Hristo Botevit dëshmon për vitin e fundit të jetës së tij

Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..

botuar më 25-06-02 7.45.PD

Prof. Konstantinos Nihoritis për shkronjat bullgare dhe Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij

Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..

botuar më 25-05-24 6.10.PD