Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita ngul këmbë që Kryeprokurori të paraqitet para Parlamentit

Kryeprokurori Ivan Geshev
Foto: BGNES

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) parashtroi në Parlament kërkesë për dëgjimin e Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deputetët kërkojnë nga Kryeprokurori një raport për veprimet e tij që nga fillimi i mandatit të tij deri tani.

BSP pyesin a është e justifikuar shpallja e korrespondencave personale për hetime aktuale. Deputeti Anton Kutev tha në një intervistë për BNR se ata do të vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Geshevit dhe se mbi 70 deputetë e kanë nënshkruar kërkesën. Sipas Kutevit qëllimi i procedurës është që të sqarojë se çfarë pikërisht janë të drejtat e Kryeprokurorit, duke filluar nga një debat publik për këtë se çfarë duhet të jenë këto të drejta.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD