Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët tanë në mbarë botën insistojnë për sundimin e ligjit në Bullgari

Protestat vazhdojnë, pavarësisht nga ndërrimet e bëra në qeveri

Foto: EPA/BGNES

Mijëra bullgarë jashtë shtetit janë në solidaritet me kërkesat e protestës në Bullgari. Një dëshmi për këtë  janë dhe demonstratat paqësore të cilat nuk pushojnë në vend, dhe të cilat janë një shprehje e mospajtimit me atë që ndodh në skenën politike në Bullgari. “Çmimi të cilin po e paguajmë përditë nuk mund të krahasohet me pasojat eventuale nga destabilizimi  i shtetit gjatë zgjedhjeve para afatit”-mendon bullgarja e cila jeton në Zelandën e Re Iva Borisova.

“Erdha këtu me vetëdijen e qartë, se do të kthehem në Bullgari pavarësisht nga gjendja e vendit. Prandaj sot jam e inkurajuar, se zgjimi i njerëzve të rinj dhe veprimet e protestës kundra mizorive dhe krimeve, të zhvilluara në një nivel kombëtar, është shenjë se ka ardhur momenti që të ndryshojmë diçka, pa u ndarë sipas parimit partiak ose ndonjë parimi tjetër dhe pa u kthyer në të kaluarën”, sqaroi Iva në një intervistë të dhënë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare”.

Arsimi në Gjermani e ka tërhequr Diljana Veliçkovën, pas kësaj ajo është vendosur aty. Sot Diljana është mes organizatorëve të protestave të bullgarëve në Berlin.

“Akoma nuk kemi hequr dorë nga mundësia që të kthehemi, thjesht presim një kohë më të mirë si dhe kushte në të cilat të mund të kujdesemi më mirë për fëmijët tanë në Bullgari”- tha përpara Radio Bullgarisë Diljana.

Nëse e shikojmë pakënaqësinë civile përmes prizmit të demografisë, do të konstatojmë se përditë nëpër rrugë dalin dhe demonstrojnë bullgarë të rinj, një pjesë nga të cilët u kthyen tek ne  për shkak të pandemisë nga Covid-19. Në bazë të këtij shkaku dëgjohen zëra se, protestuesit  nuk kanë një vlerësim të qartë për atë që është bërë dhe nuk janë kompetentë për të shprehur një mendim të qartë se kush duhet të drejtojë dhe se cilat duhet të jenë prioritetet e pushtetit të zgjedhur në mënyrë të ligjshme në këtë moment. Sipas Angjell Angjellovit - organizator i protestës të zhvilluar më 16 korrik në Barcelonë , kjo është një tezë shumë e gabuar:

“Që të gjithëve na dhemb kur vëmë re padrejtësitë në Bullgari. Por në dallim të protestave gjatë shkurtit të vitit 2013, motivi i të cilave qe i lidhur me  faturat e lata të energjisë elektrike, protestat sot janë lidhur me diçka mjaft më abstrakte - ndjenja e superioritetit të ligjit. Kur kjo pranohet si kauzë nga një pjesë e madhe e shoqërisë bullgare, unë jam i sigurt se këto protesta herët apo vonë do të kurorëzohen me sukses”.

Për herë të dytë do të mblidhen sot më 24 korrik tek shatërvani i Kopshteve Piccadilly bullgarët në Manchester në Angli. Me aksionin e vet ata këmbëngulin për një jetë normale në Bullgari. “Duam që gjyshet dhe gjyshërit tanë të kenë pleqëri të denjë  si dhe pensione adekuate. Duam rroga të cilat t’u përgjigjen çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve. Duam një ndryshim të sistemeve shëndetësore, gjyqësore, arsimore dhe sociale. Duam një të ardhme të ndritshme dhe një Bullgari të vërtetë evropiane”, lexojmë në apelet e tyre në Facebook.

Pakënaqësinë e vet e shprehin dhe bullgarët në një nga kryeqytetet e Bashkimit Evropian - Bruksel. Thonë se, nuk mund t’i lejojnë vetes të mbeten indiferentë në sfondin e asaj që ndodh në Bullgari. Një nga bashkëorganizatoret e protestës aty - Joana Vasileva është kategorike se bashkatdhetarët tanë nuk do të heqin dorë nga kërkesat e veta - ndryshim, i cili do të lejojë që demokracia të përhapet në një potencial të vërtetë, me ndihmën e njerëzve të përgjegjshëm, të cilët të punojnë për këtë që Bullgaria të jetë një shtet i qeverisur nga sundimi i ligjit. Sipas Joanës qëllimi është i arritshëm me zgjedhje të parakohshme, por jo dhe me ndryshim të ministrave të veçantë, ose të kryeministrit. Sot më 24 korrik është protesta e tyre tjetër në Lagjen Evropiane në afërsi me institucionet evropiane.

“Protestat tona në zemër të Evropës , mbajnë një masazh mjaft të fortë, jo vetëm për ata të cilët janë në pushtet, ndaj të cilëve janë drejtuar, por  dhe ndaj  të gjithë liderëve evropianë dhe institucioneve”, vuri në dukje ajo në intervistën për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare dhe shtoi:

Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të kërkojnë përgjegjësi nga pushtetarët tanë për mungesën e sundimit të ligjit, që është një nga vlerat bazë të Bashkimit Evropian. Po kështu dhe për sistemin e drejtësisë kombëtare, i cili është i varur dhe joefikas si dhe për praktikat e korruptuara në shpenzimin e parave evropiane”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD