“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.
Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.
BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.
Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..