“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.
Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.
BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.
Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...
Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse..
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu..