“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.
Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.
BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.
Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..