“Është manipulim dhe lajm i rremë informacioni se në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian Kryeministri Bojko Borisov ka rënë dakord për t’u mbyllur tërë centrali atomik “Kozlloduj”, deklaroi Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
Ajo sqaroi se në kuadrin e një programi të posaçëm të Bashkimit Evropian janë livruar 56 mln euro për heqjen e blloqeve I, II, III dhe IV të centralit atomik nga përdorimi. Ministrja rikujtoi se dy kabinetet e fundit të Bojko Borisovit kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e përdorimit të blloqeve V dhe VI me akoma 30 vjet, që të garantohet “siguria energjetike e vendit për disa dekada përpara”.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..