“Është manipulim dhe lajm i rremë informacioni se në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian Kryeministri Bojko Borisov ka rënë dakord për t’u mbyllur tërë centrali atomik “Kozlloduj”, deklaroi Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
Ajo sqaroi se në kuadrin e një programi të posaçëm të Bashkimit Evropian janë livruar 56 mln euro për heqjen e blloqeve I, II, III dhe IV të centralit atomik nga përdorimi. Ministrja rikujtoi se dy kabinetet e fundit të Bojko Borisovit kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e përdorimit të blloqeve V dhe VI me akoma 30 vjet, që të garantohet “siguria energjetike e vendit për disa dekada përpara”.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..