“Është manipulim dhe lajm i rremë informacioni se në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian Kryeministri Bojko Borisov ka rënë dakord për t’u mbyllur tërë centrali atomik “Kozlloduj”, deklaroi Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
Ajo sqaroi se në kuadrin e një programi të posaçëm të Bashkimit Evropian janë livruar 56 mln euro për heqjen e blloqeve I, II, III dhe IV të centralit atomik nga përdorimi. Ministrja rikujtoi se dy kabinetet e fundit të Bojko Borisovit kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e përdorimit të blloqeve V dhe VI me akoma 30 vjet, që të garantohet “siguria energjetike e vendit për disa dekada përpara”."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..