Rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit janë 189 nga 2161 PCR teste të bëra. Kjo është me 81 veta më pak nga dita e djeshme, kur u testuan 5963 veta.
Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 92, Varna – 16 dhe Burgas – 15. Në tetë krahina nuk është zbuluar asnjë rast – Veliko Tërnovo, Vidin, Kërxhali, Lloveç, Razgrad, Stara Zagora. Tërgovishte dhe Shumen.
54 veta janë shëruar dhe kështu numri total i të shëruarve shkoi në 5306 veta. Një njeri ka vdekur dhe bashkë me të numri i viktimave të Covid-19 arriti 338 veta. Rastet aktive janë 4668. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani në Bullgari është 10 312 veta.Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..