Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

189 të infektuar me koronavirus

Foto: PIxabay

Rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit janë 189 nga 2161 PCR teste të bëra. Kjo është me 81 veta më pak nga dita e djeshme, kur u testuan 5963 veta.

Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 92, Varna – 16 dhe Burgas – 15. Në tetë krahina nuk është zbuluar asnjë rast – Veliko Tërnovo, Vidin, Kërxhali, Lloveç, Razgrad, Stara Zagora. Tërgovishte dhe Shumen.

54 veta janë shëruar dhe kështu numri total i të shëruarve shkoi në 5306 veta. Një njeri ka vdekur dhe bashkë me të numri i viktimave të Covid-19 arriti 338 veta. Rastet aktive janë 4668. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani në Bullgari është 10 312 veta.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD